Bordi i Transparencës vendos çmimin më të ulët të naftës që nga krijimi

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të hidrokarbureve, duke vendosur çmimin më të ulët për naftën që nga krijimi. Çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, nga 181 lekë/liter që ishte nga mbledhja e fundit.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri. Gazi me pakicë dp të jetë 75 lekë/litri.