AlbanianEnglish

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe benzinës

Ministria e Financave ka publikuar çmimet e reja të karburanteve, të vendosura në mbledhjen e sotme të Bordit të Transparencës. Sipas këtij vendimi, nafta do të shitet me 235 lekë për litër, benzina me 211 lekë për litër ndërsa gazi me 115 lekë për litër.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 15.04.2022, ora 18.00, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

You don't have permission to register