Bordi i transparencës nuk ndryshon çmimin e vajit të lulediellit

Bordi i transparencës duke analizuar çmimet e shportës ka vendosur të mbajë  të pandryshuar çmimin e tregtimit të vajit të lulediellit. Në mbledhjen e zhvilluar për këtë javë bordi vendosi që çmimi i vajit të lulediellit për tregtimin me shumicë do të vazhdojë të jetë 315 lekë dhe për shitjet në supermarkete 321 lekë për litër.

Shitja e vajit të lulediellit në këto nivele ka mbetur i pandryshuar për 2 javë rresht. Në mbledhjen e zhvilluar më 29 mars  bordi i transparencës përcaktoi që çmimi të ishte 299 lekë nga kompanitë e shumicës dhe 305 lekë për litër nga tregtarët e pakicës.

*Tibo News.