Borani me spinaq dhe vezë, receta e shijshme dhe e shëndetshme për drekë

Përbërësit: 

-1 kg spinaq i freskët;

-5 qepë të njoma;

-5 lugë vaj ulliri;

-2 lugë gjelle me oriz;

-kripë;

-piper;

-nenexhik;

Përgatitja:

-Si fillim pastrojmë mirë spinaqin me ujë të rrjedhshëm.

-Më pas pastrojmë qepët dhe i grijmë imët. Hedhim në një tenxhere vajin e ullirit dhe shtojmë qepët.

-I vendosim në zjarr dhe i kavardisim për disa minuta derisa volumi i tyre të bjerë.

-Më pas shtojmë orizin dhe vijojmë t’i kavardisim.

-Në vijim shtojmë dy gota ujë dhe i lëmë të zjejnë.

-Presim spinaqin në copa por jo shumë të vogla. Nëse gjethet e spinaqit janë të vogla i lëmë siç janë. Shtojmë kripën dhe piperin dhe një gotë tjetër me ujë.

-E lëmë të zjejë derisa uji të ketë shteruar dhe orizi të jetë zierë plotësisht.

-Kur gjella është gati shtojmë pak nenexhik dhe e kavardisim. Më pas e mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lëmë përreth 10 minuta në zjarr të ngadaltë.

-E servirim të ngrohtë duke vendosur nga një vezë për secilin person në pjatë.

T’ju bëjë mirë!