Bootcampi rajonal i sipërmarrjes sociale, Ardita Bonati: Një mundësi shumë e mirë për të rinjtë në vend

Në udhëkryqin e sipërmarrjes sociale dhe interkulturalizmit, ne tirane u mbajt  Bootcamp-in e tij rajonal nga Rise. Me qëllim krijimin e një hapësire për takime dhe shkëmbimi idesh, Bootcamp mblodhi së bashku më shumë se 40 sipërmarrës të rinj social, trajnerë, ekspertë, partnerë dhe vendimmarrës RISE të rajonit dhe BE-së.

Bootcamp shënoi fillimin e kapitullit të inkubacionit. Me këtë rast, Risers thelluan njohuritë e tyre për temat e kulturës së biznesit dhe të mirëkuptimit ndërkulturor, modelit të biznesit, markës & pitching dhe shitjeve dhe marketingut.

https://youtu.be/azdE6l_vfJk

Inkurajimi i pajtimit nëpërmjet sipërmarrjes sociale është një element thelbësor në zhvillimin e projektit RISE. Si një projekt rajonal, RISE synon të krijojë një komunitet të sipërmarrësve socialë në rajon.

Brenda katër muajve të ardhshëm të fazës të Inkubacionit, sipërmarrësit e rinj do të jenë pjesë e skemës rajonale të lëvizshmërisë, duke zhvilluar njëkohësisht idetë e tyre të biznesit në një prototip funksional. Rezultatet e të dy proceseve do të prezantohen dhe promovohen gjatë Forumit Rajonal RISE.