
Bookaholic, Pasioni i Klodi Lekës për letërsinë, lindur në qytezën e Mamurrasit
Klodi Leka është një i ri nga Mamurrasi, aktivist dhe studiues i antropologjisë kulturore, i cili në të njëjtën kohë ka një pasion të vazhdueshëm për letërsinë, ndonëse për shkak të kushteve në qytezën e tij, me të u njoh vonë.
Me kalimin e kohës, kryesisht kur Klodi erdhi për studime në Tiranë, po edhe nga fundi i gjimnazit, me provimet e maturës, arriti të përditësohej me literaturën, jo vetëm shqipe, po edhe të autorëve të huaj.
Një rrymë letrare që ka ndikuar goxha te Klodi është padyshim letërsia greke.
Përveç letërsisë greke, Klodi vlerëson edhe letërsinë italiane e atë shqipten. Për këtë të fundit thekson se është pak e nënvlerësuar nga lexuesit shqiptarë, por i duhet rikthyer vëmendja me patjetër.
Rubrika “Bookaholic e mendon serinë e sugjerimeve edhe si një sfidë mes lexuesve, të cilët thërrasin të njohurit e tyre për të përmendur titujt më të dashur për ta.
Klodi i drejtoi një thirrje mikut të tij Liridon Abazit, që të përmendë edhe ai librat që i kanë ndikuar më së shumti, kështu që ju ftojmë të na ndiqni.
Lexo gjithashtu:
- Bookaholic, Gentjan Tufa: “Stacioni në Shkretëtirë” fiksim
- Bookaholic, Anisa Krasniqi: “Zorba” libër që thyen ideologji
- Bookaholic, Omer Fuçia: “Tuneli”, libri që nuk heq dot nga mendja