
Bookaholic, Jorsena Brahimllari: Gjergj Fishta “parashikon” shumë gjëra
“Letërsia është lajm që mbetet lajm”- thoshte Ezra Pound në fillim të shekullit 20. Nëse vijmë në Shqipëri, shprehja gjithashtu ka kuptim, e në këtë rast po flasim për Fishtën dhe veprat e tij, që mbeten lajm në çdo kohë dhe përcillen përtej kohës së shkruar.
Jorsena Brahimllari, bluan pasionin për leximin, nisur nga fëmijëria, por pasion ndikues në rrugën që tashmë ndjek. Brahimllari aktualisht është studente e vitit të dytë në masterin shkencor “Teori dhe Kritikë letrare”.
Në një bisedë për rubrikën “Bookaholic” ajo foli mbi librat që i kishin ndikuar më së shumti, që nga fëmijëria e deri në leximet e deritanishme.
Rubrika “Bookaholic” e mendon serinë e sugjerimeve edhe si një sfidë mes lexuesve, të cilët thërrasin të njohurit e tyre për të përmendur titujt më të dashur për ta, të njëjtën gjë bëri edhe Jorsena.
Brahimllari i drejtoi një thirrje mikeshës së saj Begeza Gërbit, studente e vitit të dytë master profesional ‘Mësuesi’, njëkohësisht edhe mësuese në Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU), në një shkollë jopublike në Tiranë,që të përmendë librat që i kanë ndikuar më së shumti, kështu që ju ftojmë të na ndiqni.
Lexo: Bookaholic, Gentjan Tufa: “Stacioni në Shkretëtirë” fiksim
Lexo: Bookaholic, Anisa Krasniqi: “Zorba” libër që thyen ideologji
Lexo: Bookaholic, Omer Fuçia: “Tuneli”, libri që nuk heq dot nga mendja