
Bookaholic, Dorian Berisha: Mikrokozmose, një kaleidoskop perspektivash
Pasioni i Dorianit për letërsinë e bëri atë që të “braktiste” shkencat natyrore, teksa studionte mjekësi, për të ndjekur ëndrrën e tij.
Nga Prizreni në Tiranë, për letërsinë. Ndër vite Doriani ka marrë pjesë në disa konkurse për kritikën letrare dhe është shquar si ndër kritikët më të mirë të rinj, gjithashtu është marrë edhe me korrektura letrare e lekturime librash, së fundmi me një libër shkencor në fushën e psikologjisë.
Në një intervistë për Tibo News Berisha foli për librat me më shumë ndikim.