Bookaholic, Adela Ndoj: “Mjeshtri dhe Margarita”, libri që duhet lexuar të paktën një herë në jetë

“Mjeshtri dhe Margarita”, është i cilësuar si libri me më shumë ndikim për Adela Ndoj-n, studiuese e teorisë dhe kritikës letrare e cila aktualisht punon si korrektore letrare dhe ndër të tjera është pjesë e Klubit të Dramës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, ku ka sjellë edhe një vepër, të quajtur “Urban”.

Përveç “Mjeshtrit dhe Margaritës” që veçon tani, Adela ka pasur edhe tituj të tjerë që e kanë drejtuar drejt leximeve të mëvonshme.

Titujt orientues të asaj kohe dhe arsyet pse veçon “Mjeshtrin dhe Margaritën”, Adela i tha në një intervistë për rubrikën “Bookaholic”.

Rubrika “Bookaholic” e mendon serinë e sugjerimeve edhe si një sfidë mes lexuesve, të cilët thërrasin të njohurit e tyre për të përmendur titujt më të dashur për ta, të njëjtën gjë bëri edhe Adela.

Ndoj i drejtoi një thirrje mikut së saj nga Prizreni, Dorian Berisha, që të përmendë librat që i kanë ndikuar më së shumti, kështu që ju ftojmë të na ndiqni.

Lexo gjithashtu: