Rama tregon me shifra sa fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes

Që prej nisjes së programit mbështetës në vitin 2019, më shumë se 210 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes.

Të dhënat e fundit i ka bërë publike kryeministri i vendit Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Rama shkruan:

“Me njoftimin e këndshëm se më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në Janar 2019, ju uroj një ditë të mbarë”.

Në lançimin e programit të qeverisë, u bë me dije se të gjitha çiftet që sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë, përfitojnë një bonus prej 40 mijë lekë të reja, për fëmijën e dytë një shumë prej 80 mi lekësh të reja dhe për fëmijën e tretë 120 mijë Lekë të reja.