Bombat e pashpërthyera, rreziku kryesor pas lufte

Pasojat e luftës mund të jenë vrastare edhe shumë vite pas përfundimit të një konflikti, kjo për shkak të minave dhe bombave të pashpërthyera.

Këto bomba mbeten nëntokë dhe një ditë të caktuar, për shkak punimesh, apo lëvizjeje të tokës ato shkaktojnë viktima. Rreth 60 mijë persona humbën jetën vetëm në periudhën 1999-2013 nga shpërthime të tilla në gjithë botën. Vendet më të prekura ishin Afganistani, Kolumbia dhe Kamboxhia.

Lexo: Kush është zanafilla e konflikteve në Lindjen e Mesme

Franca dhe Gjermania mbeten dy shtetet më të mëdha që trashëguan pafund bomba të pashpërthyera nga Lufta e Parë dhe Dytë botërore, ndërsa Bosnje e Hercegovina është shteti që ka historinë më tragjike në këtë pjesë.

Lexo: Shtetet që dominojnë tregun ndërkombëtar të armëve

Gjatë konfliktit të fillim-viteve 90-të, ushtria serbe vendosi mbi 120 mijë mina në një territor që zë pothuajse 2.5% të sipërfaqes totale të Bosnjës.

Tre e katërta e viktimave janë civilë. Pjesa tjetër punonjës të sigurisë, ose ekspertë të çmontimit të minave, gjë që dëshmon se demontimi i tyre është një proces i ndërlikuar dhe shumë i varur nga lloji i bombave apo dëmtimet që ka pasur gjatë kohës. 

*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP.