Bollywood synon rimbushjen e kinemave të Indisë

Formula magjike synon të krijojë radhë të gjata në kinematë në Indi, shtëpia e një prej industrive më të frytshme të filmit në botë. Por në fakt,  një kinema bosh në kryeqytetin Nju Delhi tregon një histori tjetër.

Numri i shikuesve ka rënë çdo muaj që nga marsi. Tani firma kërkimore Elara Capital pret performancën më të dobët të tremujorit në pesë vite, nga korriku në shtator. Megjithëse aktorët kanë kapërcyer disa nga sfidat, Bollywood tani e ka të vështirë të mbajë hapin, ndërkohë që e ka konkurrencën me gjigantët e transmetimit në internet.

Çmimi mund të jetë një nga arsyet, ndërkohë që kostoja e jetesës rritet, ashtu si edhe në pjesën tjetër të botës. Në Indi, një abonim në Netflix kushton 2 dollarë dhe 50 cent në muaj, ndërsa bileta më e lirë në një kinema në qendrën e qytetit të Nju Delhit kohët e fundit kushton 3,89 dollarë. Një burim ka bërë të ditur se popullsia e Indisë, e përbërë prej 1.4 miliardë banorësh, ka një formë të re abonimi dhe numër më të madh kërkesash. Shumëllojshmëria e asaj që mund të shkojnë në internet, mund të ketë ndryshuar shijet e audiencës.

Edhe adhurues të filmit u shprehën se audienca dy vitet e fundit është ekspozuar shumë ndaj temave të reja dhe janë njohur me koncepte të ndryshme, ndaj Bollywood-i duhet ta gjejë atë që i mungon në këtë fushë sepse as ata nuk po i marrin seriozisht filmat.

Këtë mendim e kanë edhe aktorët, mendojnë që filmat nuk po funksionojnë më dhe ata kanë një peshë të fajit. Tani ata po përpiqen të kuptojnë çfarë dëshiron publiku dhe të merren me ndryshimet e nevojshme

Në vitin 2018, 47% e publikimeve të Bollywood-it ishin të dështuara, një term që tregon se ata kanë humbur gjysmën ose më shumë të investimit të tyre. Sipas internetit, nga 26 publikimet e Bollywood-it këtë vit, përqindja e dështimeve është deri në më shumë se tre të katërtat.

*TiboNews