Boks, ekskluzivisht në TIBO, Ermal Hadribeaj në mbrojtje të titullit kampion

Ermal Hadribeaj është ylli më i ri i boksit profesionist, që po shkëlqen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Snajperi” shqiptar po paraqitet shumë mirë në ring, pasi ka arritur 12 fitore dhe një barazim në 13 ndeshje të zhvilluara.

Hadribeaj garon në peshën e lehtë dhe më 13 maj do të zhvillojë ndeshjen e radhës në “MOTOR CITY” Casino në Detroit.  28-vjeçari që ka lindur në Tiranë do të marrë pjesë në turneun “NIGHT OF KNOCKOUTS XXI”, një event që do të transmetohet ekskluzivisht në platformën Tibo dhe Oversport, duke nisur nga ora 1:00 e mëngjesit të së shtunës.

Një tjetër kampion i shtohet listës së gjatë të atyre që kanë lënë shenjën e tyre në boksin profesionist. Nuri Seferi, Kreshnik Qato, Mike Gjetan Keta apo Luan Krasniqi janë vetëm disa nga emrat e sportistëve shqiptarë që kanë shkëlqyer në arenat e boksit botëror.

Ndonëse disa kanë garuar për shtete të tjera ata gjithmonë kanë ngritur lart flamurin kuqezi.

Një e ardhme e ndritur pret edhe Hadribeaj, prandaj mos humbisni ndeshjen e tij në Tibo të shtunën e 14 majit/Oversport.tv