
“Bob Marley: One Love Experience” ekspozita kushtuar Bob Marley
Një ekspozitë e re kushtuar Bob Marley është hapur në Galerinë “Saatchi” të Londrës.
“Bob Marley: One Love Experience” tregon shfaqje artistike dhe fotografike të këngëtarit, si dhe sende personale që zbulojnë marrëdhënien e tij me Mbretërinë e Bashkuar.
Fansat e tij do të jenë në gjendje të eksplorojnë kujtime të rralla dhe dhoma me shumë ndjesi, si p.sh. një pyll kanabisi dhe marihuanë.
Anëtarët e familjes së Marley, të cilët ideuan dhe ndihmuan në ndërtimin e ekspozitës, vizituan atë në ditën e hapjes, 2 shkurt.
“Ai me të vërtetë kishte një mision për të bashkuar njerëzit, për të folur për padrejtësinë dhe për të bërë që ne ta duam njëri-tjetrin pavarësisht nga dallimet tona,” tha Cedella Marley, vajza e Bob Marley.
“Bob Marley: One Love Experience” do të udhëtojë nëpër botë pas qëndrimit në Londër në Galerinë “Saatchi”.
Fansat mund të njihen me kujtimet duke filluar nga tekstet origjinale të shkruara me dorë të “Turn Your Lights Down Low” deri tek këpucët që Marley kishte veshur në vitet 1970, së bashku me gjetje të tjera të rralla.