BMW rrit fitimet, por mbetet e frikësuar nga e ardhmja

Prodhuesi gjerman i makinave BMW raportoi fitime mbi pritshmëritë e kompanisë në tre mujorin e  tretë të vitit si pasojë e rritjes së çmimit të makinave.

Megjithatë muajt e ardhshëm mbeten një sfidë në tregun e shitjeve për shkakt të rritjes së inflacionit dhe normave të interesit.

Pavarësisht fitimeve të majme kompania ka prodhuar më pak makina  dhe shkak për këtë janë bërë mungesa në zinxhirin e furnizimeve.

 Çipi gjysëmpërçues është një mungesë dhe ka sjellë ulje të prodhimit të makinave në tregjet europiane por jo vetëm.

BMW është e ndërgjegjshme se do të ketë një ulje në numrin e shitjeve të makinave të saj si pasojë edhe e frikës së konsumatorëve për shkak të paqëndrueshmërisë ekonomike.

Megjithatë shefi i financave në kompani, Nicolas Peter është shprehur se beson e shitja e makinave tërësisht elektrike do të dyfishohet .

Si pasojë e skepticizmit të kompanisë  aksionet e BMW-së në bursat ndërkombëtare pësuan një ulje me 4%.