BMW qëndroi mbi rivalin e saj Mercedes-Benz në vitin 2022

BMW ia ka dalë që të qëndrojë mbi rivalin e saj Mercedes-Benz përgjatë vitit 2022 përsa i përket shitjeve.

Kompania la pas rivalin e saj pavarësisht se tregjet u përballën me një vit të vështirë.

Shitjet e BMW ranë me 5% përgjatë vitit të shkuar si pasojë e problematikave në zinxhirët e furnizimit.

Megjithatë prodhuesi i automjeteve arriti që të dyfishojë shitjen e makinave elektrike në SHBA.

Këto rezultate të BMW ndaj Mercedes-Benz u ndikuan gjithashtu shitjet e markës së saj të makinave luksoze Rolls-Roysce.

Mercedes arriti që të shesë brenda vitit 2022 rreth 2 milionë automjete.

Shitjet e modelit Maybech u rritën me më shumë se një të tretën.

Një tjetër markë e rëndësishme e prodhimit të automjeteve, Volkswagen në Gjermani ka shprehur se situata duket e zymtë përsa i përket shitjeve në vitin 2023 pavarësisht se problemet në tregjet e furnizimeve po rregullohen. 

*TiboNews