
Bloomberg: Evropa ka më shumë gaz sesa mund të përdorë
Pasi importet e gazit rus, në të cilat Evropa është mbështetur prej kohësh, u shkurtuan, liderët evropian nxituan të blinin gaz natyror nga e gjitha bota por për shkak të një kombinimi të motit jashtëzakonisht të ngrohtë dhe lulëzimit të tregtisë, magazinat janë pothuajse plotësisht të mbushura.
Evropa tani ka më shumë gaz sesa mund të përdorë, shkruan Bloomberg. Sigurisht, një periudhë e rrezikshme është akoma e mundur.