
Bllokohen 2.000 lodra për fëmijë, të rrezikshme dhe jashtë standardeve europiane
Lodrat e ujit janë argëtuese për fëmijët, por teksa tregtohen jashtë standardeve në vendin tonë, ato bëhet të rrezikshme për shëndetin e tyre.
Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut gjatë kontrolleve në kryeqytet gjeti 2.000 lodra për fëmijë duke përfshirë komerdare, topa, pistoleta uji, makina plastike, që shiteshin jashtë standardeve europiane.
Artikujt e bllokuar janë të listuara në sistemet e shkëmbimit të shpejtë të informacionit të Komisionit Europian, si produkte të rrezikshme me ndikim në shëndetin e fëmijëve.
Ato kanë përmbajtje kimike dhe mund të shkaktojnë mbytje, prerje apo dëmtime të tjera tek fëmijët.
*Tibo News