AlbanianEnglish

Blinken takohet me Zelensky në Kiev

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Kiev dhe po zhvillon bisedime me presidentin ukrainas Volodomyr Zelensky, njoftoi këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych.

Blinken është takuar me Zelensky dhe pritet të diskutohet mbi kërkesën e vendit për më shumë armë për të zmbrapsur pushtimin rus.

Zelensky kishte njoftuar vizitën e planifikuar të shtunën, duke thënë: “Sapo të kemi (më shumë armë), sa më shpejt që të ketë mjaft prej tyre, më besoni, ne do të rimarrim menjëherë këtë apo atë territor, i cili është i pushtuar përkohësisht”.

Vizita erdhi pasi lufta në Ukrainë hyn në muajin e tretë pa fund, mijëra njerëz të vdekur, miliona refugjatë dhe qytete të shkatërruara.

You don't have permission to register