Blinken: Putini nuk ka treguar interes për bisedime

Uashingtoni nuk sheh shenja se Moska është e interesuar për bisedime për përfundimin e luftës në Ukrainë, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Blinken tha se Putini kishte ndërruar taktikë pasi pësoi humbje në fushëbetejë, duke thënë se zemërimin e tij ai po e kthen “mbi infrastrukturën dhe civilët në Ukrainë”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se është i gatshëm të bisedonte me Putinin, nëse lideri rus demonstronte se dëshironte seriozisht t’i jepte fund pushtimit.