Blendi Gonxhe paraqitet në SPAK

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe është paraqitur në SPAK. Gonxhe është parë në ambientet e SPAK-ut gjatë orëve të para të ditës së sotme teksa ka hyrë nga dera kryesore. Blendi Gonxhe nuk tregoi asnjë detaj kur u pyet nga gazetarët për “vizitën” e tij të sotme në SPAK.

Pas qëndrimit prej një ore në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, Gonxhja tha se u pyet për verifikimin e një situate dhe sipas tij, nuk bëhet fjalë për asnjë lloj çështjeje që mund të përfshijë tendera apo ministrinë.