
Blake Lively shtatzënë për herë të katërt
Blake Lively është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt. Aktorja e Gossip Girl, 35 vjeçe e martuar me aktorin Ryan Reynolds ka dhënë lajmin gjatë një samiti për fuqizimin e grave në New York.
Blake dhe Ryan tashmë janë prindër të tre vajzave; James, Inez dhe Betty.
Por janë munduar gjithmonë të mbajnë private jetën e tyre, larg vëmendjes së publikut.
Në fakt, ata postojnë shumë rrallë foto të fëmijëve në rrjetet e tyre sociale.
Ryan dhe Blake u takuan për herë të parë në vitin 2010, gjatë xhirimeve të Green Lantern. Vitin e ardhshëm bënë publike lidhjen e tyre.
Në vitin 2012, ata u martuan në një ceremoni në Kaliforni.
Çifti solli në jetë vajzën e tyre të madhe James në vitin 2014, përpara se të zgjeronin familjen me Inez në 2016 dhe Betty në vitin 2019.
Kohët e fundit, Ryan foli për jetën e tyre familjare, duke shpjeguar se ai do të largohet nga aktrimi për të kaluar më shumë kohë me fëmijët e tij.
Aktori i Deadpool arsyetoi vendimin e tij, duke thënë se dëshiron të fokusohet edhe në projekte të tjera larg kameras.
*Tibo News