
Bizneset Amerikane të frikësuara përballë festave
Në pragun e festave të fundvitit bizneset amerikane janë të shqetësuara se konsumi do të jetë i ulët për shkak të inflacionit të lartë.
Megjithatë konsumatorët amerikanë duket se nuk po kursejnë pasi shitjet me pakicë në SHBA u rritën me 1.3% duke tejkaluar parashikimet e ekspertëve.
Familjarët kryesojnë konsumin në shitjet me pakicë pasi kanë blerë produkte të ndryshme pavarësish frikës se inflacioni do të rritej.
Blerësit amerikan po përballen prej kohësh me fatura të larta përsa i përket energjisë dhe ushqimeve.
Federata Kombëtare e Shitjeve me Pakicë ka parashikuar se shitjet në këtë sezon festiv do të rriteshin mes 6% dhe 8% krahasuar me 13.5% që ishte një vit më parë.
Raportet e fundit kanë treguar se inflacioni po zbehet në SHBA dhe qytetarët shpresojnë se situata e tyre ekonomike mund të përmirësohet.
*TiboNews