BioNTech së shpejti ndërton fabrikën së vaksinave në vendin e largët

Kompania BioNTech që prodhon vaksinat anti Covid, ka vendosur të ngrejë një fabrikë edhe në Ruandë, për t’u mundësuar vendeve afrikane qasje në vaksina. Rrjeti i prodhimit do të nisë nga 23 qershori.

Në ceremoninë e themelimit të kompanisë në kryeqytetin Kigali do të marrin pjesë presidenti i Ruandës, krerë të tjerë të shteteve afrikane, si dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Elementet modulare të fabrikës së kompanisë gjermane, që do të montohen në Afrikë tek të ashtuquajturit BioNTainers, do të dorëzohen në kantierin e ndërtimit në Kigali deri në fund të vitit 2022.

Kompania, e cila zhvilloi vaksinën më të përdorur për hCovid-19 në botën perëndimore me partnerin amerikan Pfizer, në fillim të këtij viti hartoi një plan për t’u mundësuar vendeve afrikane të prodhojnë vaksinat të markës së tyrenën mbikëqyrjen e BioNTech.

Kompania ka thënë se fabrika fillestare e vaksinave, do të bëhet gjatë viteve të ardhshme pjesë e një rrjeti më të gjerë furnizimi që përfshin disa kombe afrikane, përfshirë Senegalin dhe Afrikën e Jugut.

Shtytja e projektit vjen pasi dozat e vaksinave të koronavirusit të prodhuara nga perëndimi më në fund të mund të arrijnë në kontinent, pas një vonese shumë të kritikuar.

Por duket se Afrika është ndër vendet e dëmtuara nga keqinformimi, problemet logjistike dhe mungesa e ndjenjës së urgjencës në popullatë, ndër faktorë të tjerë.

BioNTech ka thënë se BioNTainers mund të prodhojë vaksina të tjera mRNA kundër malaries ose tuberkulozit, në varësi të progresit të zhvillimit të produktit dhe prioriteteve të ardhshme të shëndetit publik.

*Tibo News.