Billie Eilish në një bashkëpunim me “Nike”

Artistja e njohur, Billie Eilish, ka bërë të ditur një projekt të ri, i cili nuk ka lidhje me muzikën.
Ky bashkëpunim do të jetë me firmën e njohur “Nike”.

 

Këngëtarja e hitit “Happier Than Ever” tregoi në rrjetin e saj social “Instagram” se linja e shumëpritur e saj “Nike Air Force 1” dhe linja e veshjeve shoqëruese do të dalin këtë muaj.
Linja e re e këpucëve dhe veshjeve lançohet më 24 prill në faqen e Eilish dhe në aplikacionin SNKRS të Nike më datë 25 prill.
Për modelin e ri, Nike Air Force 1, ngjyrë bezhë, Eilish zgjodhi materiale “miqësore” me mjedisin.
E gjithë këpuca është bërë nga 18% përmbajtje e ricikluar pas konsumit, duke përfshirë pjesën e sipërme sintetike që ka 80% materiale të ricikluara si dhe 100% detaje poliestër gjithashtu të ricikluar.


Skema e ngjyrave bezhë shtrihet në koleksionin e veshjeve Nike x Billie, i cili përmban një hoodie me kapuç, pantallona sportive dhe bluzë të zbukuruar.
Në një deklaratë Eilish shpjegoi se:

“Sfida dhe mundësia me këtë koleksion ishte të respektoja origjinalet, por t’i bëja ato të miat. Ishte gjithashtu e rëndësishme për mua që të përzieja materialet e preferuara mjedisore ku mundemi dhe t’i prezantonim në një mënyrë që të ndjehen të freskëta.”

 

Eilish ka bashkëpunuar edhe më parë me Nike për atletet Ghost Green Air Jordan 1 (170 dollarë) dhe Air Jordan 15 (225 dollarë).

 

*Tibo News