Bileta falas për njerëzit në nevojë, nisma për aktivitetet kulturore në Londër

Bileta falas për muzikë, teatër, balet dhe komedi për këdo që është në pamundësi në Londër.

Kjo është nisma më e fundit që vjen nga e ashtuquajtura “Banka e Biletave” që po mundohet të mbështesë britanikë që po vuajnë koston e shtuar të jetesës këtë fundvit.

Kështu përpara çdo shfaqjeje, biletat e pa-shitura do t’u ofrohen pa pagesë njerëzve në nevojë në sajë të ndërlidhjes me shoqatat e të pastrehëve dhe të bamirësisë.

Për shumë njerëz që përballen me pasiguri financiare, qasja në aktivitetet kulturore është një nga aspektet e para të përditshmërisë që mënjanohen për kursim.

“Banka e Biletave” është pranuar nga organizata të mëdha të artit në Londër si Barbican, Teatri Kombëtar, Roundhouse dhe Teatri Almeida.

Organizuar nga Cardboard Citizens, nisma po punon me shoqata të bamirësisë dhe të të pastrehëve si Centrepoint, The House of St Barnabas dhe Positive Action in Housing, si dhe The Longford Trust dhe Rrjeti i Bankave të Ushqimit.

Nisma është hapur gjithashtu edhe për donacione të përgjithshme nga publiku ku pranohen edhe donacione modeste nga 10 deri në 100 paundë.

*Tibo News