AlbanianEnglish

Bilanci tragjik i fëmijëve të vrarë nga lufta në Ukrainë

Numri i fëmijëve të vrarë për shkak të luftës në Ukrainë është rritur në 112. Shifrat bëhen me dije nga autoritetet e Ukrainës.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme ukrainase, është rishikuar numri i viktimave fëmijë, dhe se janë më shumë se 140 fëmijë të tjerë të plagosur.

Megjithatë, fatkeqësisht shifrat janë në rritje dhe pritet që numri i viktimave  të ndryshojë.

Të dhënat bëhen publike, pak ditë pasi më shumë se 100 karroca fëmijësh u rreshtuan në qytetin perëndimor  të Lviv, për të përkujtuar fëmijët që u vranë që nga nisja e sulmit  të rusëve në Ukrainë.

Bashkia e Lviv vendosi 100 karroca në sheshin qendror me kalldrëm ku secila përfaqësonte një fëmijë që ka vdekur.

Lviv, i cili është jo shumë larg kufirit me Poloninë, ka parë që popullsia e tij është rritur me më shumë se 200,000 që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt. Shumë kanë udhëtuar në qytet për të kërkuar strehim larg vijave të para të konfliktit.

Agjencia e OKB-së për fëmijët vlerëson se më shumë se 1.5 milionë fëmijë ishin larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës. Shumica e familjeve kanë shkuar në Poloni, Hungari, Sllovaki, Moldavi dhe Rumani.

Rreth 6.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës, në krye të 3.2 milionëve që tashmë kanë ikur nga vendi.

Rusia thotë se veprimi i saj në Ukrainë është një “operacion ushtarak special” dhe se nuk ka në shënjestër civilët.

Megjithatë, raketat ruse kanë goditur dhjetëra shtëpi dhe ndërtesa banimi, shkolla, një maternitet dhe një teatër ku dihej se po shërbente si një strehë për fëmijët.

You don't have permission to register