Bilanci i shpërthimit të bombës në Stamboll

Tetë persona kanë humbur jetën dhe 81 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi që ndodhi në një qendër tregëtare të Stambollit të dielën pasdite. Ministri i Brendshëm i Turqisë bëri të ditur se lidhur me rastin e rëndë, autoritetet kanë arrestuar 22 persona.

Një prej të arrestuarve besohet të jetë personi që vendosi bombën në qendrën tregtare.

Ministri i Brendshëm tha se Turqia “do të hakmerret kundër atyre që janë përgjegjës për këtë sulm të tmerrshëm terrorist”.