
Bilanci i sezoni turistik 2022, Ibrahimaj: Pati rritje të qarkullimit të turistëve
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, është shprehur optimiste për turizmin në Shqipëri. Ajo tha se sektori i turizmit është zhvilluar ndjeshëm në vendin tonë, ndërsa theksoi se këtë sezon turistik janë rritur të ardhurat nga turizmi, me bizneset që kanë shënuar fitime nga turistët.
Ibrahimaj the sektori i turizmit ka kontribuar këtë vit me 17.5% në PDD-në e vendit. Ndër të tjera ministrja tha se këtë sezon turistik ka pasur rritje të qarkullimit me 30% në të gjitha qytetet.