
Bilancet e uraganit Ian, më shumë se 100 viktima në dy shtete
Më shumë se njëqind njerëz vdiqën në Florida dhe Karolinën e Veriut për shkak të uraganit Ian, njoftuan mediat amerikane.
Pesëdhjetë e katër nga vdekjet ishin vetëm në qarkun Lee, dhe autoritetet lokale, shtetërore janë kritikuar për mos lëshimin e urdhrave të mëhershëm për evakuimin e zonave të përmbytura.
Florida është ende duke vlerësuar pasojat, duke përfshirë dëme të mëdha pronësore nga Ian, një nga uraganet më të fortë kohët e fundit në SHBA.
Presidenti amerikan, Joe Biden pritet të vizitojë Floridan të mërkurën.