
Bien shitjet me pakicë në Gjermani
Shitjet me pakicë në Gjermani pësuan një rënie të ndjeshme sipas të dhënave të fundit që tregojnë se inflacioni ka frenuar konsumatorët që të shpenzojnë në produkte jo thelbësore.
Vetëm përgjatë muajit tetor shitjet me pakicë pësuan një rënie me 2.8% ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia është me 5%.
Analistët e ekonomisë janë shprehur se në tremujorin e fundit të vitit ekonomia gjermane mund të shkojë drejt një recesioni të thellë.
Shoqata e shitjeve me pakicë HDE në Gjermani ka parashikuar rënien më të fortë të shitjeve të fund vitit që nga vitit 2007.
Pritet që në këtë tremujor të fundit të vitit shitjet me pakicë të shënojnë një rënie me 4% nga muaji në muaj.
Ekonomia gjermane u rrit me 0.4% në tremujorin e tretë të këtij viti si pasojë e rritjes së shpenzimeve nga konsumatorët të cilët qëndruan të pa shqetësuar pavarësisht inflacionit në rritje.
*TiboNews