Bien shitjet e shtëpive ne Amerikë

Shitjet e shtëpive në SHBA kanë pësuar një rënie me 7.7%  vetëm brenda një viti teksa blerësit duken të frikësuar për shkak të inflacionit dhe rritjes së normave të interesit.

Përtej rënies së shitjeve të shtëpive përgjatë pandemisë së Covid-19 kjo rënie e këtij viti është në nivelet më të ulëta që prej vitit 2010.

Gjithashtu edhe tregu i rishitjes së shtëpive ka pësuar një rënie me 35.4% në bazë vjetore përgjatë muajit nëntor.

Shitjet e shtëpive nisën të pësonin një rënie të vazhdueshme që prej nisjes së luftës Rusi-Ukrainë rreth 10 muaj më parë duke bërë që kjo të jetë periudha më e gjatë e rënies së shitjeve që prej vitit 1999.

Banka Qendrore e SHBA-së po kërkon të ndalë inflacionin e lartë në mënyrë të papranueshme duke ulur kërkesën për gjithçka nga shtëpitë tek punësimi.

Cikli i shpejtë i rritjes së normave të interesit nga Rezerva Federale ka qenë më i larti që prej vitit 1980 dhe ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në sektorin e shitjes së shtëpive dhe strehimit.

*TiboNews