
Bien sërish lindjet në Shqipëri, na ‘mban’ Tirana
Popullsia shqiptare po regjistron një rënie të lindjeve vit pas viti.
Të dhënat më të fundit të INSTAT flasin për një rënie me gati 11% të lindjeve në këtë 9-mujor, në krahasim me periudhën Janar – Shtator të vitit 2022.
Për sociologët, përveç emigracionit, po ashtu edhe tendencat globale të individit drejt individualizmit po e thellojnë më tej këtë fenomen. “Janë zgjatur vitet e edukimit, është shtyrë mosha e krijimit të familjes. Element i dytë i referohet individualizmi”, thotë sociologia Eris Dhamo.
Sipas INSTAT,në tremujorin e tretë të këtij viti, vetëm Tirana ka shënuar rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqet e tjera kanë pasur ulje, kjo në krahasim me tremujorin e tretë 2022. Parashikimet flasin për një ulje të metëjshme të lindjeve në këto zona. “Sidomos në zonat dhe qarqet e izoluara dhe të varfra sigurisht që do e kemi, zonat rurale sot janë boshatisur”.
Sociologët sugjerojnë shtim të politikave sociale për familjet e reja.
“Janë që nga paketat higjieno-sanitare për foshnjat, kuponat ushqimorë për të shkuar më tej tek transfertat cash”. Shtesa natyrore e popullsisë për 9-mujorin e vitit 2023 regjistron 1138 lindje më shumë se sa vdekje.