
Bien aksionet në bursa, frikë nga ndalimi i naftës nga Rusia
Konflikti në Ukrainë ka ndikuar që tregjet globale të përballen me probleme gjithnjë e më të thella. Kuotat e kompanive të ndryshme perëndimore kanë pësuar rënie në bursa.
Për momentin, shqetësimi i madh i investitorëve është se vendet perëndimore do të ndalojnë importet e naftës ruse.
Çmimet standarde të naftës u rritën me gati një të pestën e çmimit të mëparshëm.
Nafta e papërpunuar Brent ishte ende në rritje me rreth 7%, rreth 126 dollarë për fuçi.
Ndërkohë tregtarët hodhën aksione, indeksi Nikkei i Japonisë pësoi ulje me 3%, duke arritur në nivelet më të ulëta të 15 muajve.
Edhe indekset në Francë, Gjermani dhe Itali ranë me 3% në tregjet e hershme.
Ekonomistët kanë frikë nga ndikimi i sanksioneve të naftës në vendet që varen shumë nga energjia ruse.
Asetet evropiane në përgjithësi e ndjenë presionin, me euron gjithashtu në rënie. Ai arriti barazinë me frangën zvicerane.
Të gjitha trazirat mund të çojnë në staniacion- pa zhvillim ekonomik shoqëruar me inflacion të zhurmshëm.
Kjo do të thotë rritje të çmimeve për konsumatorët dhe një rebus për bankat qendrore.