
Bie rrjeti i Microsoft Teams dhe Outlook
Microsoft Teams dhe Oultlook u goditë nga ndërprerja e rrjetit këtë të mërkurë duke shkaktuar trazira dhe panik mes përdoruesve të platformës në mbarë botën.
Gjigandi i teknologjisë amerikane nuk ka dhënë ndonjë deklaratë mbi numrin e saktë të përdoruesve që u prekën nga kjo shkëputje.
Megjithatë të dhënat nga faqja e internetit për gjurmimin e ndërprerjeve Downdetector treguan se mbi 4,000 incidente u regjistruan në Indi.
Raporte për shkëputje të rrjetit pati edhe në Australi, Britani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në Japoni u regjistruan 900 raste.
Microsoft ka deklaruar se ka vijuar hetimet mbi një çështje rrjeti.
Përdoruesit zbuluan se nuk mund të shkëmbenin mesazhe, të bashkoheshin me telefonata ose të përdornin ndonjë veçori të aplikacionit Teams.
Përditësimet më të shumta të situatës u bënë në rrjetin social Twitter dhe hashtagu #MicrosoftTeams u kthye në trend.
Microsoft Teams dhe Outlook përdoren nga më shumë se 280 milionë njerëz në mbarë botën.
Shërbimet e platformës janë pjesë kryesore e përditshmërisë për shumë biznese dhe shkolla dhe përdoren për mbajtjen e konferencave, video telefonatave apo shpërndarjen e dokumenteve të ndryshme.
*TiboNews