Bie inflacioni në SHBA

Departamenti i Punës në SHBA ka deklaruar se inflacioni amerikan ishte në 6.5% përgjatë 12 muajve të vitit të kaluar deri në fund të dhjetorit.

Kjo normë  e inflacionit u konsiderua si rritja më e vogël në më shumë se një vit teksa kjo shifër ka qenë në rënie përgjatë 6 mujorit të fundit.

Një rënie e mprehtë e çmimeve të energjisë, veçanërisht e benzinës, po ndihmon në lehtësimin e presioneve të kostos së jetesës në SHBA.

Gjithashtu edhe sektori i ushqimeve ka pësuar një rënie të çmimeve krahasuar me periudha të ndryshme të vitit të kaluar.

E kundërta ndodhi me çmimet e veshjeve, të cilat u rritën me 0.5% nga nëntori në dhjetor dhe me 2.9% krahasuar me një vit më parë.

Autoritetet në SHBA kanë luftuar për të stabilizuar çmimet, të cilat u ngritën në vitin 2021 pasi ekonomia u kthye në jetë pas bllokimeve nga pandemia e Covid-19.

Lufta në Ukrainë, e cila goditi furnizimet me ushqime dhe energji, e përkeqësoi problemin, duke e çuar inflacionin në 9.1 për qind në qershor – norma më e lartë në më shumë se katër dekada.

*TiboNews