Biden zgjedh zëvendësuesin e ambasadores Yuri Kim

Presidenti amerikan Joe Biden do të emërojë diplomatin David J. Kostelancik, në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, për të zëvendësuar në këtë detyrë Yuri Kim, të cilës i ka përfunduar mandati.

Kostelancik ka shërbyer edhe më herët në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike.

Aktualisht, ai është këshilltar i Gjeneral Mark Milley, ndërsa më parë ka shërbyer në ambasadën e SHBA-së në Rusi dhe Hungari si dhe në misionet e SHBA në OSBE dhe NATO.

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.