
Biden vijon mbështetjen ndaj studentëve amerikanë
Administrata Biden ka vendosur të zgjasë afatin e pagesave për kreditë studentore deri në muajin qershor të vitit 2023.
Ky vendim u mor duke konsideruar ndikimin e pandemisë në situatën ekonomike të studentëve.
Që prej kohës kur Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se dëshiron të falë disa borxhe studentore republikanët janë shprehur se duan ta bllokojnë këtë nisëm.
Falja e borxheve studentore ka qenë një ndër premtimet elektorale përgjatë fushatës nga Biden.
Zgjatja e afatit për pagesën e borxheve studentore ishte deri më 31 dhjetor të këtij viti dhe sipas Shtëpisë së Bardhë në muajin gusht ky të ishte rasti i fundit i zgjatjes së afatit.
Kjo zgjatje e afateve do ti japë mundësinë Gjykatës së Lartë që të vendosë nëse ky program mund të vijojë.
Aplikimet për faljen e kredive studentore pas njoftimit të Biden ishin të shumta, por tani më ato janë ndalur si pasojë e sfidave të shumta gjyqësore që nuk e konsiderojnë këtë gjë si hapin e duhur.
*TiboNews