Biden: Të miratohet shitja e avionëve F-16 për Turqinë

Presidenti amerikan Joe Biden u dërgoi një letër anëtarëve të Kongresit duke kërkuar miratimin e shitjes së avionëve F-16 në Turqi.

Sipas Reuters, presidenti amerikan i dërgoi letrën Kongresit sot, një ditë pasi Asambleja Kombëtare e Turqisë miratoi anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke kërkuar miratimin e shitjes prej 20 miliardë dollarësh të avionëve F-16.

Vonesa e Turqisë në miratimin e ratifikimit ishte një pengesë e madhe për të fituar miratimin e Kongresit për marrëveshjen e avionëve luftarakë.