Biden synon të kandidojë për një mandat të dytë presidencial

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se synon të kandidojë për një mandat të dytë dhe ka të ngjarë të marrë një vendim përfundimtar në fillim të vitit të ardhshëm pasi deklaroi se rezultatet e zgjedhjeve afatmesme të së martës janë të mira për demokracinë.

Një këshilltar i Biden deklaroi se diskutimet përgatitore për fushatën e vitit 2024 ishin duke u zhvilluar.