
Biden: Rusia nuk mund të ndryshojë kufijtë me forcë
Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se mesazhi i botës ishte i qartë, pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë që dënon aneksimin e katër zonave të Ukrainës nga Rusia si të paligjshme. Rusia po shkatërron themelet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Rusia nuk mund të fshijë një shtet sovran nga harta. Rusia nuk mund të ndryshojë kufijtë. Rusia nuk mund të marrë në kontroll territorin e një vendi tjetër duke e cilësuar pjesë të saj”, tha Biden.