Biden: Rreziku për një “Armagedon” bërthamor shumë i lartë, Putin nuk po bën shaka

Rreziku i një “Armagedoni” bërthamor është në nivelin e tij më të lartë që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962, ka thënë presidenti amerikan Joe Biden. Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin “nuk po bënte shaka” kur foli për përdorimin e armëve taktike bërthamore pasi ka pësuar pengesa në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara “po përpiqeshin të kuptonin” mënyrën e daljes së Putinit nga lufta, shtoi ai.SHBA dhe BE kanë thënë më parë se sulmi bërthamor i Putinit duhet të merret seriozisht.