
Biden: Pushtimi i Ukrainës është ende i mundshëm
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, thotë se sulmi rus ndaj Ukrainës ende është shumë i mundshëm, por përpjekjet diplomatike të nivelit të lartë do të vazhdojnë, me qëllim që të zgjidhet kriza pas grumbullimit ushtarak rus.
Biden shtoi se zyrtarët amerikanë nuk e kanë verifikuar ende njoftimin nga Moska zyrtare disa orë më parë, ku u pretendua se Rusia po tërheq pjesërisht trupat në kufi me Ukrainën.
Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, tha gjithashtu se anëtarët e
Aleancës “nuk ka parë asnjë shenjë të de-përshkallëzimit”.
Në një takim të martën me kancelarin e Gjermanisë, Putin tha se po kërkonte një rrugë diplomatike për zgjidhjen e tensioneve me Perëndimin.