
Gjyqtari Stephen Breyer planifikon tërheqjen: Biden planifikon të emërojë gruan e parë me ngjyrë në Gjykatën Supreme
Gjyqtari Stephen Breyer, Anëtar i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara, ka njoftuar planet e tij për t’u tërhequr, duke i dhënë Presidentit Biden një shans për të përmbushur premtimin e tij elektoral për të emëruar një grua me ngjyrë në gjykatë.
Demokratët aktualisht kontrollojnë Senatin me një shumicë të ngushtë, por të mjaftueshëm sa për të konfirmuar në detyrë një antar të ri të Gjykatës Supreme.
Kandidaturat kryesore që pritet të pasojnë Bryer në detyrë janë janë Gjyqtare Ketanji Brown Jackson e Gjykatës së Apelit për Distriktin e Kolumbias, gjyqtarja Leondra Kruger e Gjykatës së Lartë të Kalifornisë dhe gjyqtarja J. Michelle Childs, një gjyqtare e Gjykatës Federale.
Gjyqtari Steven Breyer aktualisht 83 vjeç është anëtari më i vjetër i emëruar në vitin 1994 nga Presidenti Bill Clinton. Breyer njihet si gjyqtari më pragmatik. Vendimet e tij shpesh janë të motivuara nga pasojat reale të njerëzve që preken nga vendimi.
Ky parim synon ti shmanget një interpretimi literalist the orgjinalist të Kushtetutës, ide që favorizohet nga kolegët e tij gjyqtarë, veçanërisht i ndjeri Antonin Scalia një ikonë e konservatorizimit në Amerikë. Në vend të kësaj, Breyer sugjeron që gjyqtarët të ndjekin qëllimin e firmëtarëve të Kushtetutës dhe të marrin parasysh pasojat praktike të çështjeve që gjykohen.