Biden njofton masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm në SHBA

Joe Biden njoftoi masa kundër emigrantëve që përpiqen të hyjnë pa autorizim në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Meksikës, ndërkohë që do të ofrohet mundësia për hyrje të ligjshme për deri në 30 mijë persona në muaj nga Venezuela, Nikaragua, Kuba dhe Haiti.

Këto masa do ta bëjnë më të lehtë për autoritetet kufitare që të dëbojnë me shpejtësi emigrantët dhe do të risjellin në fuqi marrëveshjet dypalëshe ku azilkërkuesit që kalojnë përmes një vendi të tretë, duhet të provojnë se nuk iu dhanë mbrojtjet e duhura në atë vend përpara se të kërkojnë azil në kufirin SHBA-Meksikë.

Megjithatë, individëve nga katër vendet e lartpërmendura do t’u lejohet të aplikojnë për hyrje të ligjshme.