Biden: Një mandat i ri për Trump, një kthim në kaos

Presidenti amerikane Joe Biden ka folru për zgjedhjet në SHBA ku ka theksuar se një mandat i ri për Trump do të ishte një kthim në kaos.

“Një mandat i dytë presidencial për Trump në Shtëpinë e Bardhë do të nënkuptonte një kthim në kaos”, thuhet në një deklaratë me shkrim të dhënë nga Presidenti amerikan Joe Biden.

Biden shtoj gjithashtu se Trump është një kërcënim për SHBA.

“Katër vjet më parë kam kandiduar për shkak të kërcënimit ekzistencial që Donald Trump i paraqiti Amerikës në të cilën të gjithë besojmë”, shprehet Biden teksa përmend progresin e arritur nga administrata aktuale presidenciale në punësimin, inflacionin, çmimet e drogës dhe kontrollin e armëve.

“Trump drejtohet nga inati dhe mashtrimi, i fokusuar në hakmarrje dhe jo te populli amerikan”, akuzoi Biden.