Biden: Në Amerikë nuk do të mbizotërojë urrejtja

Presidenti Joe Biden deklaroi të hënën se “në Amerikë, nuk do të mbizotërojë urrejtja”, ndërsa kujtoi jetën e Pastorit Martin Luther King Jr., në ditën kombëtare që përkujton aktivistin e vrarë të të drejtave civile dhe përpjekjet e tij për drejtësi dhe të drejta të barabarta për afrikano-amerikanët në Shtetet e Bashkuara.

Duke folur në Uashington përpara udhëheqësve të Rrjetit për Veprim Kombëtar, një grup i të drejtave civile, Presidenti Biden tha se amerikanët “nuk duhet të lodhen kurrë së bëri atë që është e drejtë”.

Ai përmendi veprimet që ka ndërmarrë për të përmirësuar jetën e afrikano-amerikanëve gjatë dy viteve të para të presidencës së tij, por shtoi se “kemi ende shumë punë të papërfunduar. Nuk mund të rrimë në heshtje”.