Biden hap TikTok, poston videon e parë

Presidenti Biden iu bashkua zyrtarisht TikTok të dielën. Në postimin e tij të parë, gjatë Super Bowl, Biden pyetet se cilën skuadër po mbështet, ai përgjigjet duke thënë është një tifoz i Eagles.

Sipas këshilltarëve të fushatës, llogaria drejtohet nga skuadra Biden-Harris, dhe do të postojë përmbajtje rregullisht siç bën në kanalet e tjera sociale, duke përfshirë Threads, Instagram, Facebook, X dhe Truth Social.

TikTok, i cili është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, është akuzuar nga shumë politikanë amerikanë si një mjet propagandistik i qeverisë kineze, gjë që kompania e mohon me forcë.

Në videon e postuar dje në llogarinë e tij të fushatës @bidenhq, presidenti 81-vjeçar demokrat trajtoi një sërë temash. Shumë shtete dhe madje edhe qeveria federale i ndalojnë punonjësit e qeverisë që të shkarkojnë aplikacionin në telefonat e tyre celularë, duke përmendur rreziqet e sigurisë kombëtare.

@bidenhq

lol hey guys

♬ Fox nfl theme – Notrandompostsguy