Biden dhe Scholz dënojnë përpjekjet e Moskës për aneksimin e territoreve ukrainase

Presidenti amerikan, Joe Biden zhvilloi të dielën një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Dy udhëheqësit dënuan sërish përpjekjet për aneksimin e territorit të Ukrainës nga Rusia, si dhe shprehën përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për ta mbajtur Moskën përgjegjëse, për ato që i quajtën veprime brutale të saj.

Gjithashtu, ata shprehën angazhimin e vendeve të tyre për t’i ofruar siguri e ndihmë ekonomike Ukrainës. Temë e diskutimit mes presidentit Biden dhe kancelarit gjerman Scholz ishte edhe Ballkani Perndimor.