
Biden dhe Sunak bisedojnë për marrëdhëniet SHBA- Britani e Madhe
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe kryeministri i ri i Britanisë, Rishi Sunak , ranë dakord gjatë bisedimeve që të punojnë së bashku për të mbështetur Ukrainën dhe për t’i bërë ballë Kinës, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë. Ata folën për herë të parë disa orë pasi Sunak u bë kryeministri i tretë i Britanisë këtë vit.
Gjatë ditëve të fundit, Biden ka kritikuar publikisht strategjinë ekonomike të Truss.
Marrëdhëniet midis dy vendeve gjithashtu kanë qenë disi të tensionuara vitet e fundit mes tensioneve të vazhdueshme mbi marrëveshjet pas Brexit në Irlandën e Veriut.